Kombëtarja e Austrisë në futboll e ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshjet e radhës.
Në rrugëtimin e saj drejt Euro 2020, në dy ndeshjet e radhës kualifikuese Austria do të përballet me Slloveninë dhe Maqedoninë Veriore.
Për këto dy ndeshje, kombëtarja austriake ka ftuar në listë edhe një lojtar me prejardhje nga Kosova, lajm ky aspak i mirë për kombëtaren dardane.
Në mesin e emrave, si David Alaba e Arnautovic, është edhe embri i Albert Vallcit, i cili besohej se mund të mbronte fanellën e kombëtares së Kosovës.
