Një grua në Winterthur u arrestua për vjedhje në tentativë, mirëpo duket se asaj i është mbyllur dera e banesës dhe ka provuar të ngjitej tek apartamenti i saj përmes ballkonit
Por, ajo gaboi apartamentin.
Një banor vendas raportoi gruan në polici që shpejt iu përgjigj, përcjell albinfo.ch.
Gruaja, e cila punon si infermiere, u ndalua dhe fqinjët konfirmuan identitetin e saj.
Pronari i banesës që po përpiqej të hynte i hoqi akuzat.