Laboratori i gjakut nga “Qloudlab” e bën të mundur këtë duke përdorur teknologjinë “Touchscreen” të telefonave “ Smartphone” për analiza e mostrave të gjakut.
Zhvillimi prej “Qloudlab” së pari do të lehtësojë jetën e pacientëve që kanë nevojë për testuar rregullisht gjakun për të shmangur sulmet në zemër dhe ngjizjen e gjakut .
Deri tani ata kanë qenë të detyruar këtë ta bëjnë në spital . Rezultatet e analizave që i bën “Smartphone” mund t’i dërgohen mjekut.
Pacienti përdor vetëm një pikë gjaku dhe e vendos me një pllakë të plastikës të madhësisë së një kredit kartele , e cila përshkohet vetëm në disa mikromilimetra të kanaleve .
Gjaku hyn në kanale dhe ruhet më pas në ekran . Një aplikacion pastaj bënë analizat e gjakut..
Aktualisht teknologjia e ETH-së në Lozanë ende nuk është testuar klinikisht .
“Qloudlab” ka aplikuar tashmë për një patentë dhe shpreson që laboratori i gjakut me “Smartphone” do të njihet në vitin 2015.