Kryqi i Kuq i Kosovës (Dega në Prishtinë) sot ka shpërndarë 55 pako ushqimore për familjet në nevojë, si donacion i Gjysmëhënës së Kuqe turke, përcjell albinfo.ch.
Këto ndihma po ndahen me rastin e muajit të shenjtë të myslimanëve, Ramazanit.
Ditë më parë, Anadollu Agency raportoi se kjo organizatë synon të ndihmojë 1000 familje në nevojë në Kosovë. Ata po ashtu thanë se Gjysmëhëna e Kuqe Turke ndan ndihma për Ramazan në 38 shtete të botës.