Sukseset e shqiptarëve në gjithë botën nuk kanë të ndalur, kësaj radhe dizenjatorja Laura Imami ka krijuar tashmë stilin e veçantë të syzeve, aksesorë të cilët promovohen dhe blihen nga figura shumë me ndikim, përcjell albinfo.ch.
Syzet e Laura Imamit së fundi janë promovuar edhe nga modelja dhe aktorja e njohur amerikane, Carmen Dell’Orefice..
Aktorja dhe modelja e njohur ka realizuar një set të fotografive, të realizuara nga fotografi i njohur shqiptar, Fadil Berisha.