Policia ka zgjidhur një rast pas ca viteve të dyshimit se dikush ishte duke falsifikuar kartëmonedhat.
Megjithëse bankat zvicerane konsiderohen si një nga më të sigurtat në botë, policia në Valais zbuloi një burrë i cili prodhonte kartmonedha të rreme në bodrumin e tij. Është menduar se mund të ketë prodhuar deri në 180 mijë franga.
Në 12 vitet e fundit autoritetet kanë kapur rreth gjysmë milioni franga të falsifikuara. Policia lokale zbuloi një punëtori të vogël në bodrum, përcjell albinfo.ch.
Mirêpo Banka Kombëtare e Zvicrës po thekson se kartëmonedha është e sigurt dhe tregon se keni më shumë shanse për të fituar llotarinë sesa të keni një kartëmonedhë të rreme në portofolin tuaj.