Të shtunën përfundoi edicioni 2018-2019 në Superligën zvicerane, ku gjatë këtij kampionati kishte edhe disa incidente, me dy ndeshje të Grasshoppersit që janë ndërprerë, shkruan albinfo.ch.
Në takimin mes FC Zurich dhe FC St. Gallen, të shtunën në mbrëmje, kishte disa fishekzjarre në fushën e lojës, por më rëndë ndodhi pas saj.
Tifozët e FC St. Gallen u dërguan në tren special në stacionin Altstetten me disa autobusë nga autoritetet e transportit publik të Cyrihut.
Por, tifozët kanë shkaktuar probleme duke dëmtuar dy autobusë, njofton policia zvicerane.
Papritmas, disa persona të maskuar u larguan përsëri nga treni dhe sulmuan policinë e pranishme, duke hedhur gurë dhe shishe në drejtim të tyre, ku policia është dashur të përdorë gazin.
Tre automjete policore u dëmtuan nga hedhja e gurëve.