Në Gostivar të Maqedonisë së Veriut është mbajtur Festivali Ndërkombëtar “Shkëndijat Letrare 2019”, përcjell albinfo.ch.
Në mesin e rreth 160 konkurrentëve nga i gjithë Ballkani, çmimin “Poetja më e mirë e huaj” e ka fituar poetja përfaqësuese e Kosovës, Manjola Brahaj Halili.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka ndarë lajmin dhe është shprehur e nderuar për çmimin.
“Ishte një përvojë e bukur dhe që më bëri të ndihem e nderuar. Falenderoj organizatorët edhe për pëkthimin në maqedonisht dhe botimin në përmbledhjen e botuar nga festivali”, ka shkruar ajo në Facebook.
