Mediat e shumta ndërkombëtare raportojnë se Xherdan Shaqiri nuk do të qëndrojë në Liverpool gjatë kësaj vere. Edhe trajneri gjerman i skuadrës angleze, Jurgen Klopp është pajtuar që të shesë Shaqirin.
Kështu aventura e futbollistit shqiptar do të përfundojë në Liverpool pas vetëm një viti, përcjell albinfo.ch.
Ai ishte transferuar vetëm një vit më parë nga Stoke City, derisa më parë ishte pjesë e Interit.
Pikërisht skuadra zikaltër ka shfaqur interesim për futbollistin shqiptar. Ai ishte gjashtë muaj pjesë e Interit në kohën kur Roberto Mancini ishte trajner, megjithatë, edhe në Itali kishte pak hapësira.
Me gjasa të mëdha, finalja e Ligës së Kampionëve mund të jetë ndeshja e fundit me Shaqirin për Liverpoolin.