Biznesmenë nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Diasporë kanë qenë sot mysafirë në Vushtrri.
Në lokalet e Hotel “Amazona” ata kanë prezentuar një projekt madhor të qeverisjes së re, që është Zona Ekonomike në Lumë të Madh– Parku i Biznesit, si mundësi për investime në Vushtrri.
Në këtë takim ishin prezentë edhe ndërmarrës nga Vushtrria, të cilët rindërtuan qytetin dhe i kthyen pamje tjetër pas shkatërrimeve të luftës, përcjell albinfo.ch.
Kjo ka qenë edhe një mundësi për krijim të lidhjeve të reja në mes të bizneseve nga Vushtrria dhe atyre nga Rrjeti i Bizneseve nga Diaspora.