Fëmijët që kanë moshën për shkollë janë të ekspozuar ndaj niveleve shqetësuese të larta të cyber-bullying, shkeljet e privatësisë dhe përmbajtje të tjera të rrezikshme në internet, sipas sondazhit të EU Kids Online Switzerland 2019.
Gjysma e atyre që morën pjesë në studim thanë se nuk ndiheshin të sigurt në internet. Rreth 10% e të rinjve 10-vjeçarë thanë se kishin qenë viktima të diskriminimit në internet, ndërsa një në 20 raportoi për sulme kibernetike.
Shqetësues është fakti se të gjithë fëmijët në kategorinë e moshës 15 deri në 16 vjeç thanë se ata ishin ekspozuar ndaj rreziqeve në internet së paku një herë në jetën e tyre, përcjell albinfo.ch.
Gjysma e të anketuarve më të rritur gjithashtu thanë se privatësia e tyre ishte shkelur në një farë mënyre, siç janë informatat personale që vihen në internet pa lejen e tyre.