Gjatë tre muajve të fundit të vitit të kaluar, objektet hoteliere në Kosovë kanë shfrytëzuar vetëm 10 për qind të kapacitete të tyre. Siç raporton Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në tremujorin e fundit të vitit 2013, në 105 hotele janë regjistruar 38 016 netqëndrime.
“Pjesë e anketës janë 105 hotele që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës, ku pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në Prishtinë, Ferizaj, Prizren, Gjilan. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 10.60 për qind”, thuhet në raportin e ASK-së.
Sipas të njëjtit raport, në vitin 2013m numri i vizitorëve vendor është zvogëluar për 1 për qind në raport me vitin 2012. Kurse, netëqëndrimet e vizitorëve vendorë janë rritur për 5.5 për qind.
“Rritje kemi edhe te vizitorët e jashtëm për 2.6 për qind kurse netëqëndrimet e vizitorëve të jashtëm janë zvogëluar për 7.79 për qind në raport me vitin 2012. ndërkaq, numri i vizitorëve për tre muaj është 24 476, ose 53 për qind prej tyre, janë vizitor vendorë dhe 47 për qind janë vizitor të jashtëm”, thuhet në raporti e ASK-së.
Ndërkohe numri i netqëndrimeve është 38 016. Rreth 50.4 për qind e netqëndrimeve janë nga vendorët dhe 49.5 për qind janë të huajë, citohet më tej Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Me numrin më të madh të vizitorëve gjatë vitit 2013 prinë kryeqyteti i Kosovës, Prishtina me gjithsej 55 750 vizitorë, Lipjani radhitet i dyti me 7931 vizitorë, Prizreni radhitet i treti me 6610 vizitorë.
“Numrin më të madh të vizitorëve dhe netqëndrimet e tyre e ka kryeqyteti i Kosovës, Prishtina me 15 055 vizitorë dhe 24 033 netqëndrime”, thuhet në fund të raportin të ASK-së, lidhur me statistikat hoteliere.
Kosovë, hotelet rrinë të zbrazëta
0 Likes
0 Share
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm 10 për qind e kapaciteteve hoteliere shfrytëzohen në Kosovë