Konsumatorët zviceranë paguajnë më shumë për revista të ndryshme dhe veshje, krahasuar me çmimet që paguajnë vendet fqinje. Një studim i grupit të konsumatorëve zbuloi se diferenca e çmimeve është më e lartë në Itali dhe Francë se sa në Gjermani.
Për shumë njerëz që jetojnë në Zvicër, gjetjet e Aleancës Zvicerane të Shoqatave të Konsumatorëve nuk janë surpizë.
Studimi zbuloi se “çmimi shtesë” i bën revistat mesatarisht 127 % më të kushtueshme se sa në Itali, 57% se sa në Francë dhe 51% se sa në Gjermani. Revista italiane e makinave “Quattroruotis” është më e shtrenjtë kur shiten mbi kufirin në kantonin zviceran të Ticinos, përcjell albinfo.ch.
Veshja është rreth 25% më e shtrenjtë në Zvicër se sa në tri vendet fqinje, por përsëri diferenca e çmimeve ndryshon sipas etiketës.
Autorët e raportit thonë se TVSH është më e ulët në Zvicër se sa në tri vendet krahasuese.