Idriz Voca po vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e Luzernit në Superligën e Zvicrës në futboll.
Në fitoren e Luzernit kundër FC Zurich, Voca bëri një paraqitje mjaft të mirë, duke kontribuar edhe në fitoren e skuadrës së tij.
Me këtë fitore, Luzerni tani do të ngritet në vendin tretë, gjithashtu shpreson edhe në kualifikimin për Ligën e Evropës.
Pas kësaj paraqitje, mesfushori i Kosovës është përfshirë në formacionin e javës në Zvicër.
Përveç tij, në këtë formacion ndodhet edhe Pajtim Kasami, i cili shkëlqeu për Sionin.
Voca është ftuar nga trajneri Bernard Challandes për dy ndeshjet e radhës të Kosovës.
