Një 47-vjeçar është arrestuar, pasi policia gjeti 189 kilogramë mish në veturën e tij.
Personi u arrestua fundjavën e kaluar gjatë një kontrolli rutinë, ndërsa ai u parkua në një pjesë të autostradës midis Aubonne dhe Morges, në kantonin e Vaudit. Policia kishte kontrolluar veturën e tij dhe kishte vërejtur një ngarkesë jo normale në pjesën e pasme të makinës.
Shoferi tha se e bleu mishin në Francë, aty ku jeton dhe se vetëm po kalonte përmes Zvicrës me blerjet e tij. Mishi u konfiskua, përcjell albinfo.ch.
Shoferi u gjobit disa mijëra franga për shkeljen e Aktit Doganor, ligjin mbi taksën e vlerës së shtuar dhe rregulloret e ushqimit.