Vetëm gjatë vitit 2013, kanë qenë 3.375 persona që kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare për arsye të mbajtjes ose fitimit të një pasaporte të huaj. Por ndryshe nga zyrtarët e ministrisë e mendojnë sociologët. Sipas tyre, kjo nuk është arsyeja e vetme që justifikon këtë veprim.
Arsyeja më e madhe, thonë ata, është se tek shumica e qytetarëve është krijuar një realitet jo shumë i favorshëm për një mirëqenie më të mirë individuale dhe familjare, shkruan tch.
“Prandaj, ata i drejtohen vendeve jashtë Kosovës për t’i arritur të gjitha këto dhe për këtë duhet të heqin dorë nga nënshtetësia”, thonë sociologët.
Në komunën e Prishtinës që nga fillimi i vitit 2014 kanë qenë gjithsej 13 kërkesat për lirim nga nënshtetësia kosovare.