Javëve të fundit u raportua shumë se Vedat Muriqi në sezonin tjetër do ta veshë fanellën e Fenerbahçes.
Megjithatë, të mërkurën gjatë ditës mediat turke kanë bërë të ditur se për sulmuesin shtatlartë, ofertë zyrtare ka bërë klubi nga La Liga spanjolle, Real Betis.
Për skuadrën e Rizesporit, nga Spanja ka ardhur oferta 4.5 milionë euro për sulmuesin e Kosovës, Muriqi.
25-vjeçari sivjet ka kaluar në formë të shkëlqyer, ku në 35 ndeshje ka shënuar 16 gola, e ka asistuar shtatë herë.