Shoqata “Glatt-Alb” në bashkëpunim me komunën Opfikon-Glattbrugg organizon mbrëmje informative rreth sistemit zgjedhor në Zvicër.
Për mënyrën e votimit dhe funksionimit të sistemit zgjedhor do të prezantohen nga Ueli Boetschi, udhëheqës i zyrës së kryetarit të qytetit të Opfikonit.
“Ne do ta kemi mundësinë, që të informohemi nga ky komision, dhe pas kësaj mbrëmje shpresojmë që do të kemi më shumë njohuri rreth sistemit zgjedhor. Besojmë që çdo qytetar nga Opfikon-Glattbrugg, do ta shfrytëzoj këtë mbrëmje informative. Rasti i parë ku mundemi ta shfrytëzojmë të drejtën tonë për të votuar janë zgjedhjet komunale, që do të mbahen në fund të muajit mars”, thuhet në një njoftim të qytetit Opfikon dhe shoqatës “Glatt-Alb”.
Mbrëmja organizohet të martën më 18.03.2014 nga ora 19:30 deri 21:00, në sallën e madhe të “Reformierte Kirche”, Oberhauserstrasse 71, 8152 Glattbrugg.
Për më shumë informacione:
www.glatt-alb.ch info@glatt-alb.ch Tel. 076 650 88 00