Në 20-vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut thotë se kallëzimi penal, që e kishin dorëzuar në mars të vitit 2002 në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte për ish-Jugosllavinë, nuk është trajtuar asnjëherë.
Sipas KMDLNJ-së, mostrajtimi i kallëzimeve penale nga institucionet ndërkombëtare e legjitimon ndryshimin e Kodit Penal të Kosovës, me të cilin mund të gjykohen dhe të dënohen në mungesë ata që kanë kryer krime lufte në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Sipas kësaj organizate, maskara e Burgut të Dubravës, për nga pesha dhe pasojat, mund të krahasohet me Kampin në Aushvic.
KMDLNJ-ja thotë se dënimi për krime lufte në mungesë është mënyra e vetme për të siguruar edhe një drejtësi, sado të vogël, për viktimat dhe familjet e tyre.