Futbollisti shqiptar, Lavdim Zumberi, ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me FC Zurich. Kontrata e mesfushorit qendror është nënshkruar deri në vitin 2022.
19-vjeçari Zumberi e filloi karrierën e tij të futbollit me FC Bazenheid dhe FC Wil, para se të shkonte në Akademinë e FCZ më 2015, njofton klubi përcjell albinfo.ch.
Debutimi i tij në ekipin e parë për Zumberin ishte më 17 shkurt 2019 në ndeshjen kundër BSC Young Boys.
Që atëherë, futbollistit i cili paraqitet për Zvicrën U20 ka luajtur në katër ndeshje në Superligën zvicerane dhe gjithashtu luajti edhe ndaj Napolit në Ligën e Evropës.
Pjesë e Zurichut janë edhe futbollistët tjerë shqiptarë: Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu dhe Mirlind Kryeziu. Të tre futbollistët luajnë për Kosovën.