Sot është Dita botërore e Diversitetit Kulturor të Dialogut dhe zhvillimit të Kombeve të Bashkuara.
Zvicra njihet si shteti që ka diversitete kulturore, e që është një forcë lëvizëse e zhvillimit të saj, transmeton albinfo.ch.
Në Zvicër fliten katër gjuhë zyrtare: gjermanishtja, italishtja, frëngjishtja dhe romanishtja.
63 për qind e popullatës në këtë shtet e flasin gjuhën gjermane, 22.7% i flasin gjuhën frënge, 8.1% italishten dhe 0.5 % e popullsisë e flasin gjuhën romanishte.
Sipas statistikave zyrtare, gjuha angleze dhe ajo portugeze në shtetin e Zvicrës janë gjuhët e huaja që fliten më së shpeshti.
23 për qind e popullatës që jeton në Zvicër nuk e kanë asnjërën prej këtyre gjuhëve gjuhë amtare. Një pjesë e madhe e këtyre janë kosovarë.