Kostoja e dëbimit të azilkërkuesve të refuzuar për vitin 2013 ka kushtuar një milion frangamë shumë se vitin e kaluar Zvicër . Shpenzimet janë rritur për më shumë se katër milionë franga , në të njëjtën kohë më pak azilkërkues janë dëbuar se në vitin 2012.
Siç shkruan Srf.ch, më herët Qeveria federale ka ndarë për fluturime speciale 250 franga , ndërsa një vit më parë kanë kushtuar fluturimet e tilla 1700 franga . Përveç kësaj, paketa përcjellje mjekësore është dyfishuar në 2200 franga .
Kjo ishte shumë për politikanin për migracion të SVP-s, Heinz Marka .
Ndërsa Alberto Achermann nga Komisioni Nacional për Parandalimin e Torturës ka kundërshtuar me arsyetimin se Zvicra është ndër vendet që zbaton praktika të rrepta në Evropë .
Nëse aplikohen masa shtrënguese , shpesh vjen në konsiderim rreziku mjekësor . Monitorimi mjekësor është i detyrueshëm.