Tashmë në Selanik të Greqisë po mbahet edicioni i shtatë i Festivali të shumëgjuhësisë. E në këtë organizim nuk po mungojnë as institucionet shqiptare, shkruan albinfo.ch.
Ministria e Diasporës në Shqipëri ka njoftuar se në këtë festival po marrin pjesë Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës dhe Qendra e Botimeve të Diasporës.
“Në këtë festival, këto dy institucione prezantojnë politikat shtetërore të hartuara për Diasporën si dhe punën e tyre me qëllim përkrahjen dhe ngritjen e urave të bashkëpunimit me komunitetin shqiptaro-grek”, thuhet në njoftimin e tyre.