Futbollisti shqiptar, i cili luan për Werder Bremen, ka shënuar gol ndaj ekipit kundërshtar, Lepzigut.
Rashica madje ka shënuar ndaj skuadrës, e cila po kërkon që ta transferojë Rashicën gjatë afatit kalimtar të verës.
Rashica ka shënuar gol nga penalltia në minutën e 35-të në ndeshjen e sotme.
Gjithashtu Rashica ka qenë i përfshirë në 9 gola në 10 ndeshjet e fundit. Ai ka shënuar 5 gola, ndërsa ka asistuar në katër të tjerët.