Personat të cilët gjatë procedurës së natyralizimit (fitimit të shtetësisë zvcerane) kanë heshtur me qëllim ndjekjen penale që ka qenë duke u zhvilluar ndaj tyre ose nga e cila mund të jenë kërcënuar, mund të përballen më vonë me anulimin e shtetësisë një herë të fituar.
Ky është vendimi që ka marrë Gjykata Federale duke iu referuar rastit konkret të një shtetasi të Malit të Zi.
Personi në fjalë ka qenë i dënuar me shtate vjet e gjysmë heqje lirie për një numër deliktesh në lidhje me tregti narkotikësh. Por, me rastin e procedurës së natyralizimit ai e ka heshtur këtë pjesë të biografisë së tij.
Sipas qëndrimit të Gjykatës Federale, që është shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër shtetasi malazez me atë rast ka bërë shkelje të detyrimit për bërjen publike të fakteve e rëndësi. Kjo është arsye e mjaftueshme për t`ia marrë të drejtën e fituar më parë të shtetësisë së Zvicrës.