Njëri prej pesë të vrarëve me shigjeta në Gjermani besohet t’i ketë prirë një kulti mesjetar dhe i trajtonte gratë si skllave.
Trupat e Torsten W dhe dy grave të tjera ishin gjetur në një dhomë hoteli në Bavari, ku ndodheshin edhe tri shigjeta, transmeton albinfo.ch.
Vrasja e tyre është e lidhur edhe me vrasjen e dy personave të tjerë në Gjermani. Torsten W besohet se i ka kontrolluar gratë si një lider shtypës, raportojnë mediat gjermane.
53-vjeçari ishte gjetur i vrarë së bashku me Kerstin E, 33-vjeçare. Pranë trupave të tyre ishte edhe Farina C, 30-vjeçare, që ishte e goditur në qafë me një shigjetë.