Apartamenti ka pesë dhoma dhe është ofruar për qira në Hyde Park, ndërtesën më të shtrenjtë banimi në botë.
Analistët thonë se qiraja mujore për këtë apartament është e mjaftueshme për të blerë një apartament të vogël në shumë pjesë të Londrës, si dhe shuma vjetore (2.340.000 £) do të jetë e mjaftueshme për të blerë një shtëpi luksoze.
Nga agjencia e pasurive të patundshme “Sevils”, e cila është përgjegjëse për pronën në Hyde Park, thonë se tashmë ekziston një ofertë dhe se ka interes nga banuesit e tjerë të mundshëm.
Apartamenti ka 865 metra katrorë, i cili është gjashtë herë më i madh se një shtëpi tipike në Londër, korridori është 50 metra i gjatë, ka pesë dhoma gjumi, gjashtë banjo dhe një bodrum vere dhe dy vende parkimi.
Dhoma kryesore e gjumit ka dy banjo dhe pjesa jugore e banesës ka një ballkon.
Nuk dihet pse pronari vendosi të lëshojë këtë pjesë luksoze të pronës me qira.