Në Zvicër e kudo në vendet që është prezente diaspora shqiptare kanë vepruar dhe vazhdojnë të veprojnë shoqëri e ansamble që kultivojnë folklorin shqiptar. Këtë më së miri e tregojnë edhe grupet e valltarëve në Zvicër e Gjermani, shkruan albinfo.ch.
Valltarët e shkollës shqipe “Shota” në Zvicër si dhe grupi i valltarëve shqiptar “Rinia” në Nagold të Gjermanisë do të interpretojnë së bashku kërcime tradicionale në Nagold.
Më 26 maj do të vallëzohet shqip në Nagold.
Grupi i valltarëve shqiptarë në Gjermani “Rinia” ka publikuar një fotografi në Facebook, duke u uruar mirëseardhje të gjithëve.