Federata Zvicerane e Futbollit është nën presion për veprim pas anulimit të ndeshjes mes Grasshopper Zürich dhe Lucernit, gjatë gjysmës së dytë të lojës, pasi që tifozët kërconin të dilnin në fushë.
Tifozët u zemëruan pasi ekipi po humbte dhe ra nga liga për herë të parë në 68 vjet.
Grasshoppers ishte duke humbur 4-0 kundër Lucernit dhe humbja dukej e pashmangshme. Tifozët filluan t’i thërrasin lojtarët për të hequr këmishat e tyre, pasi ata nuk ishin të denjë t’i veshnin, përcjell albinfo.ch.
Është hera e dytë që një lojë Grasshopper duhej të braktiste fushën për shkak të dhunës së tifozëve. Në mars, një lojë kundër Sion u anulua pas 56 minutash.