Restoranti “La Vila” në Sierrë drejtohet nga Meas Ameti, në të organizohen mbrëmje të shumta poetike me autorë shqiptarë e zviceranë si: Bislim Ahmetaj, Mehmet Elezi, Petrit Palushi, Besnik Mustafaj, Artan Minarolli, Milhit etj.
Shkupjani që ua ka marrë dorën restoranteve në Valais tash e dy dekada ka përfshirë edhe kulturën në “menu”!
Ai në bashkëpunim me zonjën, Pascale Rey, themeluese dhe drejtuese e festivalit “Dreamago”, ka pritur në takime me publikun, artistë nga të gjitha horizontet!. Një prej tyre është Thierry Hermit, personazhi që organizon “Le dîner des cons”, në komedinë e famshme, me të njëjtin titull, transmeton albinfo.ch.
Ditë më parë në këtë restorant ishte i ftuar regjisori, skenarist r aktor Pacale Elbe. Ai në bisedën e drejtuar nga drejtuesja e festivalit “Dreamago”, tregoi shumë gjera të çmuara për shkrimin se si bëhen skenarët, po ashtu tregoi për lojën e aktorëve e deri tek ajo se si janë kompleksitetet e përplasjeve të mëdha kulturore!
Pascale Rey e cila jeton dhe krijon në kryeqytetin e Francës nuk e ka harruar qytetin e lindjes pasi tash e 15 vjet me festivalin e saj e pasuron atë duke sjell yjet të ndryshme.

Shkupjani Meas Ameti, prej intuitës dhe prirjes së natyrshme ndaj kulturës, arrin ta shndërrojë biznesin dhe artin e tij kulinare dhe të mikpritjes, në një shkallë më të lartë: iu përgjigjet klientëve të tij edhe me «ushqim» kulturor! Kjo është vlerë për qytetin! Për ne!
AA
