Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka njoftuar se për përmbylljen e punëve dhe datën e përurimit të Autostradës “Arbën Xhaferi”, Prishtinë -Hani i Elezit.
Ministri ka thënë se i gjithë plani është duke shkuar mirë dhe përurimi i saj do të bëhet më 29 maj të këtij muaji, transmeton albinfo.ch.
Lekaj ka pasur kritika të mëdha nga shoqëria civile dhe opozita në Kosovë për ndarjen e 53 milion eurove për kompaninë ndërtuese të kësaj autostrade në të kaluarën.
Po ashtu ai ishte kritikuar edhe për shtyrjen e afatit të punimeve të saj. Autostradës “Arbën Xhaferi” është e dyta në Kosovë pas asaj që lidh Kosovën me Shqipërinë.