Ushtria e Zvicrës është një nga të shumtat që është e vendosur në Kosovë, që nga përfundimi i luftës.
Edhe pse me vite numri i tyre është reduktuar, si i shteteve tjera, në misionin e tyre në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Përkundër se kishte debate, ushtarët e Zvicrës do të qëndrojnë të paktën deri në vitin 2020, derisa numri i tyre është ulur nga 235 në 165.
Swisscoy, funksionon si pjesë e forcës shumëkombëshe KFOR, dhe ofron shërbim në Kosovë për të siguruar paqen.
‘Blick’ me anë të një videoje në 360 °, tregon se si zviceranët sigurojnë paqen në Kosovë.