Edhe pse këtij sezoni dimëror i kanë mbetur edhe më shumë se një javë për MeteoSwiss është mjaft e sigurt se vetëm dimri 2006/2007 dhe 1989/1990 ishin me të ngrohtë se ky dimër .
Në Chur dhe Bad Ragaz SG për shkak të erës ishte dimri më i ngrohtë , tha Stephen Bader nga MeteoSwiss për SDA-në. Dallimi i temperaturave mesatare nga 1981 deri 2010 mbi Zvicër sipas MeteoSwiss është ndoshta 1.7 deri 1. 9 gradë .
Në shumë vende nga fillimi i dimrit pothuajse nuk kishte fare borë, për shembull , në Gjenevë dhe Neuchâtel . Vetëm me 29 janar ka pasur në Gjenevë fluska borë por që është shkrirë shpejt .
Edhe ditë me temperatura nën zero ishin të rralla.
Dimri nuk ishte vetëm ngrohtë , por edhe me shumë lagështi në Alpet jugore. Në Lugano , për shembull , kurrë nuk ra aq shumë shi dhe borë dimrit se këtë vit . Meteorologët kanë regjistruar deri më tani 635 milimetra të reshjeve që nga fillimi i dimrit. (albinfo.ch&sda))