15 dele ‘regjistrohen’ në shkollën franceze, kjo është arsyeja
0 Likes0 Share
Një fermer ka regjistruar 15 dele në një shkollë fillore franceze për të rritur numrin e nxënësve, pasi autoritetet paralajmëruan se do ta mbyllnin një klasë. Në shkollën “Jules Ferry” në Crets-en-Belledonne, një fshat në Alpet e Grenbole-s, numri i nxënësve ra nga 266 në 261, shkruan bbc, transmeton në shqip albinfo.ch. Duke marrë një […]
Një fermer ka regjistruar 15 dele në një shkollë fillore franceze për të rritur numrin e nxënësve, pasi autoritetet paralajmëruan se do ta mbyllnin një klasë.
Në shkollën “Jules Ferry” në Crets-en-Belledonne, një fshat në Alpet e Grenbole-s, numri i nxënësve ra nga 266 në 261, shkruan bbc, transmeton në shqip albinfo.ch.
Duke marrë një veprim sfidues, Michel Girerd vendosi të regjistrojë simbolikisht disa prej deleve të tij. Në mesin e ‘nxënësve’ të rinj, tash janë edhe Baa-Bete, Dolly dhe Shaun.
Girerd u shfaq para shkollës me 50 dele të tij, në një ceremoni të veçantë, ku morën pjesë rreth 200 persona, në mesin e tyre nxënës, mësues e zyrtarë.
Gjatë kësaj kohe, fëmijët mbanin në duar pankartat me mbishkrimet “Ne nuk jemi dele”.
15 moutons inscrits à l’école de Crêts en Belledonne contre la fermeture d’une classe et 65 dans la cour de récré. (Shaun 🐏 va en CM2 ! ) @bleu_isere https://t.co/YaPHoIvR6Xpic.twitter.com/KxAv2B7oJ5
— Valentine Letesse (@valentineletess) May 7, 2019