Kompania britanike që merret me modifikimin e veturave, MS-RT, vitin e kaluar ka tërhequr vëmendjen me modelin e modifikuar të Fordit, Transit Custom, ndërsa tani sjell kreacionin më të ri, Transit Connect, po ashtu të modifikuar.
Kreacioni i kësaj kompanie quhet MS-RT Transit Connect Launch Edition dhe raportohet se do të ofrohet në seri të kufizuar prej vetëm 40 kopjeve, transmeton koha.net, përcjell albinfo.ch. Po ashtu, thuhet se çmimin fillestar ky model i ri do ta ketë 23.995 funte për versionin me marshin manual me 6 shpejtësi.
MS-RT për këtë Transit Connect Lauch Edition ka zgjedhur maskën e re të përparme, mbrojtësin e përparmë shtesë (spoiler), mbrojtësit anësor, mbrojtësin shtesë në çati (spoiler) dhe mbrojtësin e pasmë shtesë (difuzer). Po ashtu, ka zgjedhur edhe xhamat e errët, rrotat “OZ Racing” prej 18-inç me goma “Michelin”, si dhe sistemin e shkarkimit të gazrave nga çeliku.