Një zjarrfikës spanjoll është arrestuar, pasi ka shpëtuar refugjatët që ishin duke u mbytur në Detin Mesdhe.
Spanjolli akuzohet se ka ndihmuar emigracionin e paligjshëm.
Pas politikave të ndjekura nga politikani i ekstremit të djathtë, Matteo Salvini, shteti italian e akuzon zjarrfikësin për trafikim të paligjshëm të qenieve njerëzore.
Për këtë kanë protestuar zjarrfikësit britanikë pranë Ambasadës Italiane, duke kërkuar liri për kolegun e tyre, transmeton albinfo.ch.
Roldan ka rrëfyer se gjithnjë e kishte respektuar ligjin gjatë misioneve të shpëtimit. Ai ka vijuar më tej rrëfimin e tij, duke i kujtuar edhe ata që nuk ka mundur t’i shpëtojë.