Të shtunën mbyllet qendra e Bernës, kjo është arsyeja
0 Likes0 Share
Çmimi i Madh i Bernës (atletikë) është një nga ngjarjet më të mëdha në Zvicër. Ajo është mbajtur çdo vit që nga viti 1982 në qytetin e Bernës
Të shtunën më 11 maj do të zhvillohet Çmimi i Madh i Bernës dhe për këtë arsye qendra e qytetit do të jetë e bllokuar dhe lagjet përreth. Për këtë arsye, shumë rrugë do të jenë të mbyllura për trafik ose një pjesë e tyre do të jenë të bllokuara, përcjell albinfo.ch.
Policia kantonale e Bernës po merr masat që gara të rrjedh lirshëm, derisa pritet të ketë edhe një numër të konsiderueshëm të qytetarëve që do të marrin pjesë.
Policia paralajmëron se do të ketë pengesa të konsiderueshme të trafikut, duke paralajmëruar me kohë qytetarët.
Gjithashtu edhe veturat e parkuara do të largohen. Meqë parkimi është i kufizuar, qytetarët duhet të udhëtojnë me transport publik, përcjell tutje albinfo.ch.
Gara
Çmimi i Madh i Bernës (atletikë) është një nga ngjarjet më të mëdha në Zvicër. Ajo është mbajtur çdo vit që nga viti 1982 në qytetin e Bernës.
Gara kalon një distancë prej 10 miljesh (16,093 km) dhe është mjaft sfiduese për shkak të profilit të lartësisë. Gara zhvillohet nëpër qytetin e vjetër të Bernës, ku mijëra spektatorë u japin motiv garuesve.
Për edicionin e 36-të të datës 13 maj 2017, gjithsej 33,618 pjesëmarrës ishin regjistruar dhe 30,265 e kishin përfunduar garën.