Zyrtarë nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike kanë vizituar arbëreshët e Zarës në Kroaci, me rastin e një promovimi të një libri, shkruan albinfo.ch.
Nga ministria e Diasporës morën pjesë zëvendësministri Afrim Bekteshi dhe Arian Demiri, këshilltar politik i ministrit Dardan Gashi.
“Z.Bekteshi para të pranishmëve tha se u janë mirënjohës dhe falënderues arbëreshëve të Zarës për ruajtjen e identitetit për qindra vjet dhe për këtë institucionet e Republikes së Kosovës, përkatësisht MDIS, do t’i shfrytëzojë tërë kapacitetet brenda vetes, në krijimin e urave të bashkëpunimit dhe fuqizimin e lidhjeve me arbëreshët e Zarës. Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike u ka dhënë dhe vazhdon t’u japë mbështetje diasporës kosovare”, thuhet në njoftimin e MDIS, përcjell albinfo.ch.
Përndryshe, javën e kaluar, Kosova u hapi dyert arbëreshëve, përmes manifestimit “Ditët e Arbëreshëve”, ku përgjatë datave 3-6 maj u mbajtën aktivitete të ndryshme kulturore.