Shqiptarët kudo që janë po mundohen të ruajnë gjuhën dhe traditat shqiptare.
Në Kroaci Këshilli i mësuesve shqiptarë organizoi seminarin “Arsimimi dhe edukimi në gjuhën shqipe në Diasporë”, shkruan albinfo.ch.
Në këtë seminar u trajtuan tema në lidhje me identitetin shqiptar, ruajtjen e gjuhës në Diasporë dhe gjuhët në shek. XXI, gjithashtu u diskutua edhe për përvojën e mësimit shqip në prefektura të ndryshme të Kroacisë.

