Banka Popullore e Australisë ka shtypur 46 milionë bankënota nga 50 dollarë me gabim shtypi.
Bankënotat e reja australiane përmbajnë një numër të madh të shtesave për siguri më të lartë.
Mirëpo, bankënotat e 50 dollarëve kanë një gabim shtypi.
Bankënota australiane me nga 50 dollarë, e cila u lëshua me shumicë tetorin e kaluar, posedon një numër të madh elementesh për siguri më të madh, siç është vula të ndyshme, holograme e detaje të tjera.
Mirëpo, fanatikët dhe koleksionuesit e bankënotave kanë hasur një gabim kur kanë analizuar në detaje të njëjtat. Në fjalën “RESPONSIBILITY”, mungon një I.