Policia në qytetin e Pejës njofton se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘kanosje dhe mashtrim’ .
Sipas Policisë, viktima, një qytetar norvegjez, ka raportuar se në vazhdimësi është mashtruar dhe kanosur nga një person prej vitit 2013, transmeton albinfo.ch.
I dyshuar, duke e kërcënuar shtetasin nga Norvegjia ka përfituar shumën rreth 100 mijë eurove.
“Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Pejë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, është intervistuar viktima, dhe rasti është iniciuar vepër penale ‘Kanosje dhe mashtrim’. Lidhur me këtë është njoftuar prokurori i shtetit dhe në koordinim të plotë në vazhdën e hetimeve intensive, më 08.05.2019, pas një pune operativo-hetimore hetuesit kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin:
- K. i lindur me 1979″, theksohet në njoftim.
Prokurori i shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit për dyshuarin.