Ka nisur marshimi i Lëvizjes Vetëvendosje nga sheshi ‘Vëllezerit Frashëri’ pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Marshimi i cili bëhet për të shpallur ‘non grata’ ardhjen e Vuçiçit dhe Daçiçit, duket se nuk është pranuar nga Policia e Shtetit duke u shprehur se kërkesa për tubim nuk është pranuar. Siç shihet në pamjet direkt të transmetuara nga Fax News, prezenca në tubim ka qenë e madhe, përcjell albinfo.ch.
Kujtojmë që nesër në Shqipëri, një tjetër Samit ku do të jenë prezent në vendin tonë liderët e rajonit, mes tyre dhe Aleksandër Vuçiç dhe Ivica Doçiç.
Edhe pse kërkesat e protestuesve janë të shumta rezistenca nga Policia e Shtetit ende është e fortë.
Video: https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/293310028248068/