Më 10 maj, në kryeqytet do të koncertojë violinisti i njohur shqiptar me famë botërore, Olen Cesari.
Cesari do të jetë pjesë e aktiviteteve për Ditën e Evropës, ndërsa aktivitete të ndryshme do të ndodhin gjatë tërë javës në mbarë Kosovën.
Koncerti fillon në orën 20:00 në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare (ish-Instituti i Historisë), shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch.
Koncerti është i hapur, por ftesa duhet marrë në Europe House, përballë Komunës së Prishtinës.