Skip to content

Këto janë kompanitë me lejen më të gjatë prindërore në Zvicër

Në Zvicër po vazhdon debati se sa duhet të kenë pushim lehonie prindërit, sidomos baballarët. Sipas ligjit zviceran, baballarëve u takon vetëm një ditë pushim, megjithatë, kjo mund të ndryshojë shumë shpejt, përcjell albinfo.ch. Së fundi, kompania Volvo e Zvicrës ka vendosur që të japë pushim 24 javë për prindërit, si për nënat, ashtu edhe […]

Në Zvicër po vazhdon debati se sa duhet të kenë pushim lehonie prindërit, sidomos baballarët.

Sipas ligjit zviceran, baballarëve u takon vetëm një ditë pushim, megjithatë, kjo mund të ndryshojë shumë shpejt, përcjell albinfo.ch.

Së fundi, kompania Volvo e Zvicrës ka vendosur që të japë pushim 24 javë për prindërit, si për nënat, ashtu edhe për baballarët.

Nënat dhe baballarët të cilët janë të punësuar nga prodhuesi i makinave marrin një leje prindërore bujare gjashtë mujore (24 javë) në lindjen e një fëmije – me një pagë prej 80%. Leja prindërore nuk duhet të merret menjëherë pas lindjes, por mund të ndahet brenda tre viteve të para të jetës së fëmijës.

Nëse Volvo e realizon premtimin, atëherë, do të bëhet kompania që jep më së shumti pushim të lehonisë për prindërit.

Novartis ofron 18 javë pushim lehonie për prindërit dhe me një pagesë 100 %. Google ofron 12 javë me pagesë 100 %.

J&J ofron 8 javë për burrat dhe 18 për gratë me pagesë 100 %. Microsoft ofron 6 javë për burrat dhe 20 javë për gratë, gjithashtu me pagesë 100 %.

Ilkea ofron 6 javë për dy prindërit me pagesë 100 %.

Këto janë kompanitë me lejen më të gjatë prindërore në Zvicër: