Aborti do të vazhdojë të financohet nga sigurimi shëndetësor. Sipas rezultateve nga gfs.berne, 70 për qind e votuesve të Zvicrës janë deklaruar kundër iniciativës në fjalë.
Me votimin e sotëm zviceranët nuk kanë ndryshuar rregullimin aktual të kësaj çështjeje që ishte miratuar në vitin 2002 me referendum nga populli.
Synim i vendimit të marrë atëherë që përcaktonte afatin e lejimit të abortit ka qenë që të harmonizohen ligji dhe realiteti.
Nga ajo kohë, një ndërprerje e shtatzënisë (abortim) mund të bëhet pa u dënuar vetëm brenda 12 javëve të para të shtatzënisë, në rast se shtatzëna e bën të besueshme gjendjen e saj të rëndë.
Propozuesit e nismës nga ana tjetër kishin argumentuar se sigurimi bazë do të lirohet me një normë vjetore prej 8 deri 20 milionë frangash zvicerane nëse abortet duhet të paguhen privatisht.
Iniciativa sipas tyre kishte për synim luftimin e fenomenit të abortimit, i cili sipas tyre “nuk është sëmundje”
Iniciativa kishte për synim luftimin e fenomenit të abortimit. Ata kishin thënë se aborti mund të mbështetet nga sigurimi shëndetësor përjashtimisht vetëm në rastet kur shtatzënia është si pasojë e përdhunimit dhe kur rrezikohet jeta e gruas.
Në të kundërtën Qeveria e Zvicrës dëshiron që edhe në të ardhmen “kriteret morale, religjioze ose sociale e etike dhe jo ato financiare të jenë vendimtare në rastet e vendimit për abortim”