Me nismën e Deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka nisur mbledhja e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku do të diskutohet gjendja e rëndë në Telekom.
Ajo ka reaguar pas kërcënimeve siç ka thënë ajo të pronarëve të devollit ndaj TK-së për zbatim të vendimit të arbitrazhit për ekzekutimin e 26 milionë eurove, transmeton albinfo.ch.
Haxhiu kërkoi që Komisioni të kërkojë që të pezullohet ky vendim nga Gjykata Themelore.
“Besoj se kjo është rrethanë e re dhe si komision duhet të shohim mundësinë si të veprojmë në këtë drejtim. Nuk duhet të heshtim dhe duhet të veprojmë”, ka theksuar Haxhiu.
Kërkesën e sajë e kanë mbështetur edhe anëtarët e partive tjera në Komision.
Komisioni Hetimor ka shqyrtuar sot edhe hartimin e listës së dëshmitareve që do të dëgjohen në Komision. Nga dita e premte do të nisë intervistimi i dëshmitarëve nga ana e Komisionit Hetimor ku të ftuar janë Presidenti i Kosovës, Kryeministri e disa ministra.