Më 8 maj 2019, në orën 19 00, në Unversitetin e Lozanës, në sallën 1129 (Anthropole – Université de Lausanne Dorigny), Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Universitetin e Lozanës, me rastin e 4 botimeve të fundit të ISEAL-it organizon konferencë-debat: «Rrënjë për t’u rritur gjetiu».
Programi është si vijon:
- Dafina Berisha, kryetare e AEAUL-it
- Francis Cousin, kryetar Nderit ISEAL
- Oscar Tosato, Municipal në qytetin e Lozanës
- Daniel Maggetti, Drejtor i Qendrës së Kërkimeve Letrare të Zvicrës franceze, kryetar i jurisë së konkursit letrar «Rrënjë për t’u rritur gjetiu»
- Olivier Meuwly, historian, kryetar i Komitetit shkencor të simpoziumit «Histori e pranishme e një shteti të ri»
- Driton Kajtazi, mësimdhënës, autor, drejtor i ISEAL-it
Mbrëmja do të përcillet me pika muzikore:
- Jimena et Alfio Marazzi do të luajnë pjesë nga opera «Skanderbeg» nga Antonio Vivaldi – piano dhe klarinet
- Alban Lishi: Polyphonie Toskë dhe Gegë – piano dhe saksofon
Hyrja e lirë. Për shkaqe të organizimit, ju jemi mirënjohës nëse dergoni një e mail konfirmim-pjesëmarrjeje në: aeaul@asso-unil.ch ou info@iseal.ch