Dy yjet e ekranit dhe skenës shqiptare kanë qenë të pranishëm dhe kanë shkëlqyer në mbrëmjen gala të premierës së filmit edhe në kinemanë Bourbaki të Lucernit në Zvicër..
Përveç që është entuziazmuar publiku shqiptar i Lucernit me batutat nga komediani shqiptar Ermal Mamaqi, ai ka njoftuar edhe për suksesin që po tregon komedia shqiptare “Dy gisht mjaltë” në Zvicër.
Tani filmi figuron si filmi numër dy më i shikuar në kinematë zvicerane.
Filmi po shfaqet paralelisht në 11 kinema të Zvicrës ndërsa është paralajmëruar e njëjta komedi të shafqet edhe në Austri dhe Gjermani.












