Para një jave në këtë vend, grupet ekstremiste kanë protestuar me simbole dhe këngë nacionaliste, pasi që vëllai i pronarit të furrës në profilin e tij në Facebook ka postuar një foto, duke bërë simbolin e shqiponjës. Por sot, shumë qytetarë kanë ardhur për të përkrahur pronarin e furrës “Roma”, Mon Gjuraj.
Ai është shqiptar nga Kosova, i cili para tetë vjetësh ka ardhur nga Zvicra në Beograd.
Gjuraj ka kërkuar falje publikisht për foton, mirëpo pas protestës dhe kërcënimeve, ai ndihej i frikësuar. Në ndërkohë institucionet kanë reaguar dhe policia i ka dhënë atij mbrojtje, shkruan RTK, përcjell Albinfo.ch.
https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/988047834725438/