Policia gjermane ndaloi më shumë se njëqind makina sportive që merrnin pjesë në një garë të paligjshme në autostradë.
Pronarët e Lamborghini, Porsche, Audi dhe BMW ia dorëzuan policisë çelësat e tyre të automjeteve luksoze, transmeton albinfo.ch.
Autostrada gjermane është e njohur për mungesën e kufijve të shpejtësisë në pjesë të caktuara, por policia ishte alarmuar nga shoferët e tjerë për numrin e makinave që lëviznin në mënyrë të rrezikshme me shpejtësi deri në 250 kilometra në orë.
Konvoji i 150 veturave ishte thjesht në një udhëtim nga Norvegjia përmes Polonisë në Republikën Çeke dhe po lëviznin normalisht. “Vetëm disa të rinj e tejkaluan paksa shpejtësinë”, tha një nga shoferët.
Policia tha se shoferët po merrnin pjesë në të ashtuquajturën Eurorally nga Oslo në Pragë.